Tech

Vizita e Kurtit në Tetovë, reagon ambasada e SHBA-së në Maqedoni: Ngjarjet i kemi parë të padobishme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup në një deklaratë me shkrim për portalin Indeks.mk thotë se nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë: “ngjarjet i kemi parë të padobishme”.

“Ngjarjet i kemi parë të padobishme dhe ju referojmë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për koment”, thonë nga ambasada për Indeks.mk

Vizita e Kryeministrit Kurti ngjalli shumë reagime në opinionin vendas dhe në rajon, ndërsa vlerësohet që agjenda të huaja e shfrytëzojnë këtë moment për të acarruar dhe dëmtuar procesin e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë.

Ndryshe, vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës – Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë është cilësuar si lokale me ftesë të komunave. Zyra e kryeministrit – Dimitar Kovaçevski, po ashtu e ka konsideruar si një vizitë “private”./f.s

#Vizita #Kurtit #në #Tetovë #reagon #ambasada #SHBAsë #në #Maqedoni #Ngjarjet #kemi #parë #të #padobishme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button