Detaje të reja nga operacioni i antidrogës, nën hetim edhe një ish-zyrtar i lartë i policisë

Detaje të reja mësohen rreth megaoperacionit ndërkombëtar të antidrogës që po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur dje rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.
Veliera është me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut.
Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.
Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash
/a.r
#Detaje #të #reja #nga #operacioni #antidrogës #nën #hetim #edhe #një #ishzyrtar #lartë #policisë