Aktualitet

Video/ Edhe gazetarët në Arabinë Saudite janë si sheikë: pas fitores i dhuroi një Rolex brazilianit Fabinho

fabinho

Luks i madh, rroga të çmendura dhe shumë më tepër. Arabia Saudite nuk njeh kufij: pyesni brazilianin Fabinho nëse nuk besoni. Ish-lojtari i Liverpool, do ta kujtojë debutimin në Arabinë Saudite, për motivin më të veçantë. Braziliani ka pasur një surprizë të këndshme në fund të ndeshjes.

Mesfushori brazilian, tashmë në Al-Ittihad, ishte protagonist i një episodi interesant pas një ndeshje të luajtur dhe të vlefshme për kampionatin saudit. Një gazetar vendas, teksa po dilte nga stadiumi, e ndaloi për t’i dhuruar një Rolex, si shpërblim për performancën e tij në fushë. Orë që 29-vjeçari brazilian, i zënë ngushtë, madje e rrëzoi përtokë. Megjithatë asnjë dëmtim. Fabinho e mori dhuratën dhe pas një falenderimi të shkurtër vazhdoi rrugën e tij drejt trajnerit.

Lexo më tej: Fabinho festë në shesh me Liverpool: hajdutët ‘festë’ në shtëpinë e tij


Fabinho fiton rreth 15 milionë euro në vit në Arabi. Por nëse kësaj i shtohet një Rolex për fitore, braziliani rrezikon të hapë një dyqan orësh luksoze sapo të kthehet në shtëpi. Transferimi në Arabi nuk duket fare si një zgjedhje e gabuar, të paktën ekonomikisht duke folur. Tani mbetet për tu parë cfarë do tu dhurohet kampionëve të tjerë të zbarkuar në Arabi, si Neymar, Ronaldo, apo Benzema.



#Video #Edhe #gazetarët #në #Arabinë #Saudite #janë #sheikë #pas #fitores #dhuroi #një #Rolex #brazilianit #Fabinho

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button