Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Himarë, dy adoleshentë të plagosur pasi u përplasën me motora uji

Ngjarje e rëndë në Himarë, dy adoleshentë të plagosur pasi u përplasën me motora uji

Përplasja e dy jet-skive sot në Himarë ka sjell plagosjen e dy adoleshentëve. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite ndërsa raportohet se një prej adoleshentëve ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.  Policia ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje. Por në njoftimin paraprak Policia e Shtetit ka treguar tjetër dinamikë të ngjarjes, atë që dy pushuesit ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Njoftimi i policise. 

“Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det. Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë. Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.


#Ngjarje #rëndë #në #Himarë #adoleshentë #të #plagosur #pasi #përplasën #motora #uji

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button