Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, Ministrja Kushi tregon datat për aplikimet e fazës tjetër

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.
“Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 Gusht deri më 1 Shtator.”
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:
Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 Dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.
Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 Gusht deri më 1 Shtator.
Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.
/a.r
#Regjistrimi #në #klasë #të #parë #dhe #të #dhjetë #Ministrja #Kushi #tregon #datat #për #aplikimet #fazës #tjetër