FOTO / 92-vjeç dhe me të dashur të re, dashuria nuk njeh moshë për Rupert Murdoch

Ndonëse 92-vjeç, pas katër martesave të dështuara dhe një të anuluar, miliarderi Rupert Murdoch duket se ka gjetur dashurinë e re.
Mediave rozë nuk u kanë shpëtuar fotot më të fundit teksa manjati është duke kaluar disa ditë pushime në një jahte me studiuesen 66-vjeçare Elena Zhukova.
Sipas thashethemeve të raportuara nga portali amerikan “Drudge Report” Murdoch tashmë ka një lidhje të re.
Prillin e kaluar, miliarderi njoftoi martesën e tij të pestë me ish-zyrtaren e policisë Anne Leslie Smith. Dasma duhej të kremtohej në fund të verës dhe historinë e dashurisë e kishte cilësuar si dhuratë nga Zoti. Mirëpo, menjëherë pas fejesës, çifti anuloi gjithçka.
Sipas raportimeve, Murdoch e kishte prishur marrëdhënien për shkak të opinioneve dhe pikëpamjeve shumë ungjillore të gruas.
/a.r
#FOTO #92vjeç #dhe #të #dashur #të #dashuria #nuk #njeh #moshë #për #Rupert #Murdoch