Aktualitet
Arrestohen 5 persona/ Sekuestrohen 10 mijë kokrra ekstazi në Tiranë

Një grup i përbërë nga 5 persona të cilët shisnin drogë në kryeqytet ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme, sipas policisë së Tiranës.
Burime bëjnë me dije se droga sigurohej në Kosovë ndërsa paketohej dhe më pas ndahej në doza në Tiranë për tu shpërndarë në lokalet e natës në kryeqytet por edhe në plazhe.
Raportohet se grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar 10 mijë doza me lëndë narkotike ekstazi.
#Arrestohen #persona #Sekuestrohen #mijë #kokrra #ekstazi #në #Tiranë
Lapsi