Aktualitet

Dyshimet/ Vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi e mbuluar nga misteri

shqiptar

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Aleksandër Zaka, nga Lushnja u gjet i ekzekutuar të shtunën në ishullin e Salaminës në Greqi. Shqiptari ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Viktima u gjend i pajetë i ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij nga një tjetër shqiptar që iu prezantua policisë së mik i familjes. Ishte ky i fundit që njoftoi policinë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mediat greke janë duke i bërë jehonë vrasjes së shqiptarit, teksa e kanë konsideruar ngjarjen si një “thriller”. I pari që u mor në pyetje ishte pikërisht shqiptari që gjeti trupin e pajetë. Ai u mbajt disa orë i shoqëruar, por nuk është ngritur ndonjë akuzë zyrtare edhe pse ishte i dyshuari i parë.

51-vjeçari nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit. Të njëjtat burime raportojnë se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Përgjigjet për shkaqet e vdekjes pritet të jepen nga autopsia që do t’i bëhet trupit të 51-vjeçarit shqiptar ndërsa hetimet ende vijojnë. ©


#Dyshimet #Vrasja #51vjeçarit #shqiptar #në #Greqi #mbuluar #nga #misteri

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button