Aktualitet

Ndeshja e Romës në Tiranë, “lajthit” gazeta italiane. “Corriere” e bën Partizanin tonë … të Beogradit

Për Partizanin, për kryeqytetit shqiptar, vizita e Romës ishte më shumë se sa një test miqësor. Nuk ndodh shpesh që në Tiranë të vijë një ekip kaq i madh, për më tepër me një trajner ikonë, nga më të mirët në historinë e futbollit, Jose Mourinho.

Këto detaje bën që “Air Albania” të ishte “full”, një atmosferë fantastike që i dha më shumë shije këtij takimi. Historia është ndryshe për Romën, për verdhekuqtë ky ishte thjesht një test miqësorë për të kolauduar ekipin në prag të sezonit të ri.

I tillë ishte dhe pasqyrimi në mediat italiane, një përshkrim i ftohtë, madje dhe me gabime, si në rastin e Corriere dello Sport, që e ngatërron Partizanin e Tiranës me atë të Beogradit:

“Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belottit dhe El Shaarawy. Fitore e ngushte në testin e fundit miqësore përpara startit të sezonit për verdhekuqtë e Mourinho-s, në fushë pa Dybala”, shkruan ndër të tjera Corriere dello Sport.

/a.r


#Ndeshja #Romës #në #Tiranë #lajthit #gazeta #italiane #Corriere #bën #Partizanin #tonë #të #Beogradit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button