Tech

Drogë përmes liqenit drejt Maqedonisë, prangosen katër “peshkatarët” në Pogradec

Policia e Pogradecit ka shkatërruar një rrjet që trafikonte lëndë narkotike përmes liqenit në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe arrestoi 4 persona.

Në kuadër të operacionit të “Restart 15”, u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

4 të arrestuarit funksiononin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në fshatin Lin dhe për ta trafikuar atë me varka peshkimi drejt RMV-së.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Drogë #përmes #liqenit #drejt #Maqedonisë #prangosen #katër #peshkatarët #në #Pogradec

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button