AktualitetDurresi Sot

SPAK e akuzon për korrupsion, lihet në burg ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, policia bie në gjurmët e personave që kryen atentatin në “Don Bosko”

Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë përpara gjykatës, ku mohoi akuzat. Nga ana tjetër SPAK, pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet. Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë shumat qe u merreshin qytetareve varionin nga 30 mije ne 300 mije lekë.

Reagon drejtori VocajNga ana tjetër, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dje në një komunikim për mediat ka folur në lidhje ngjarjen e rëndë të ndodhur në Don Bosko më 12 mars. Ai tha se tashmë policia ka emra konkret të personave të përfshirë dhe shtoi se hetimet janë duke vazhduar për ngjarjen dhe nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. “Lidhur me ngjarjen që ju pyesni pa ndërprerë vazhdon të funksionojë një grup i dedikuar nën drejtimin e prokurorit. Polica ka informacione për persona konkret të përfshirë në këtë ngjarje, për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente. Në çdo rast që ne do të kemi përparime themelore në këtë hetim do ua bëjmë të ditur mediave dhe publikut”, tha Tonin Vocaj. Vrasja në ‘Don Bosko’, deri më tani mësohet se është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja

Kontakto redaksinë BREAKING NEWSISH KRYEPROKURORJA NGRE ALARMIN: KEMI MË SHUMË SHTËPI BARI SE SHKOLLAxAKTUALITETSPAK e akuzon për korrupsion, lihet në burg ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, policia bie në gjurmët e personave që kryen atentatin në “Don Bosko”SHKRUAR NGA SOT.COM.AL23 MARS 2023SPAK e akuzon për korrupsion, lihet në burg ish-punonjësi iGjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë përpara gjykatës, ku mohoi akuzat. Nga ana tjetër SPAK, pretendon se ai është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive, me trashëgimtarë të ish pronarëve, duke iu shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet. Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë dy shtetas janë lënë në masën arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas prokurorisë shumat qe u merreshin qytetareve varionin nga 30 mije ne 300 mije lekë.Reagon drejtori VocajNga ana tjetër, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dje në një komunikim për mediat ka folur në lidhje ngjarjen e rëndë të ndodhur në Don Bosko më 12 mars. Ai tha se tashmë policia ka emra konkret të personave të përfshirë dhe shtoi se hetimet janë duke vazhduar për ngjarjen dhe nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. “Lidhur me ngjarjen që ju pyesni pa ndërprerë vazhdon të funksionojë një grup i dedikuar nën drejtimin e prokurorit. Polica ka informacione për persona konkret të përfshirë në këtë ngjarje, për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente. Në çdo rast që ne do të kemi përparime themelore në këtë hetim do ua bëjmë të ditur mediave dhe publikut”, tha Tonin Vocaj. Vrasja në ‘Don Bosko’, deri më tani mësohet se është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja.Prangosen dhjetëra persona në kryeqytetNdërkohë një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë ku janë arrestuar 20 persona dhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 25 të dyshuarve, ku mes tyre vihet re se janë edhe 3 gra, të cilat ende nuk janë identifikuar. Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp tha se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe kokainës në zona të ndryshme në kryeqytet. Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klibeve të natës dhe shkollave. “Policia ka referuar në prokurori hetimet për dy grupe kriminale. Nën drejtimin e prokurorisë u organizua operacioni “Harta” në të cilin u arrestuan 20 persona”, tha Vocaj. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. Po nga hetimet rezulton se pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button