Tech

Prodhimi dhe shitjet e makinave me energji të re në Kinë patën rritje të ndjeshme në korrik

Kina regjistroi një rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shitjet e automjeteve me energji të re në korrik, treguan të enjten të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Prodhimi i makinave me energji të re u rrit me 30.6 për qind në bazë vjetore në 805.000 njësi muajin e kaluar, ndërsa shitjet u rritën me 31.6 për qind në 780.000 njësi, shkruan “Xinhua”.

Automjetet me energji të re zunë 32.7 për qind të tregut në korrik.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, prodhimi i makinave me energji të re ishte 4.59 milionë njësi, 40 për qind më shumë në bazë vjetore, ndërsa shitjet arritën në 4.53 milionë njësi, duke u rritur 41.7 për qind nga një vit më parë.

Eksportet e makinave me energji të re u rritën me 87 për qind në bazë vjetore në 101.000 njësi në korrik. (Irma)

CFP

CFP


#Prodhimi #dhe #shitjet #makinave #energji #të #në #Kinë #patën #rritje #të #ndjeshme #në #korrik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button