FOTO+EMRI/ Kinematografia në zi, mbyll sytë përgjithmonë aktorja e dashur për publikun
Aktorja e njohur në filmat “Rolling Thunder” dhe “Drowning Pool”, Linda Haynes ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Karolinën e Jugut.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar djali i saj, Greg Sylvander në një postimi në Facebook, por pa zbuluar shkakun e vdekjes.
“Si fëmijë i vetëm, i kam pasur frikë këto kohë gjatë gjithë jetës sime. E gjej paqen duke ditur që nëna ime kishte jetën më të bukur këto vitet e fundit së bashku me mua dhe nipërit e saj, Courtney Sylvander. Do të na mungosh pa masë mami”, ka shkruar ai.
Haynes luajti disa role në filma të ndryshëm si, “Blaxploitation” të vitit 1973 “Coffy”, “Mulligan” të vitit 1974, “The Nickel Ride” dhe në “The Drowning Pool” me aktorin Paul Newman. ”
Filmi i parë që Linda luajti ishte në vitin 1969 “Latitude Zero”, me regji Ishiro Honda dhe me aktorin Joseph Cotten.
Pas viteve ’70 dhe ’80, Haynes hoqi dorë nga aktrimi dhe vazhdoi të punonte si sekretare.
Ajo ka lënë pas djalin e saj Greg, nusen Courtney dhe nipërit e saj James dhe Amelia/m.j
#FOTOEMRI #Kinematografia #në #mbyll #sytë #përgjithmonë #aktorja #dashur #për #publikun