Landfilli i Sharrës merret në menaxhim nga shteti, administratori: Disa bashki janë debitore prej 3 muajsh

“Ka një vendim të GJKKO, që ka bërë sekuestron preventive të shoqërisë që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, Integrated Energy, GJKKO ka vendosur që për menaxhimit e kësaj shoqërie të merre agjencia e menaxhimit të pasurive të konfiskuara dhe administrator jam përzgjedhur unë. Kam dalë për të thënë që puna po vazhdon normalisht, po shikohen detyrimet e prapambetura që kompanitë ka te kjo shoqëri, që të bëhet e mundur vazhdimi i ecurisë, për trajnimin e mbeturinave në qarkun e Tiranës, Bashkitë janë debitor, për 3 muaj nuk kanë shlyer detyrimet, kemi filluar kontaktimin që të zbatojnë kontratën. Është edhe Bashkia e Tiranës, e Vorës, e Kavajës, çmimi do të jetë sipas kontratës”, bëri me dije Baçi.
/a.r
#Landfilli #Sharrës #merret #në #menaxhim #nga #shteti #administratori #Disa #bashki #janë #debitore #prej #muajsh