Në vendlindje, Shkodër/ ‘I keni nga unë’! Surprizon Luizi, qeras me shampanjë fansat në koncert

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar fansat e tij, kur ka dhuruar pije për ta, në një nga koncertet e tij.
Luizi po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur. Në një çast gjatë mbrëmjes, ai u tha të pranishme se ka paguar shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.
Artisti ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.
Pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit./m.j
#Në #vendlindje #Shkodër #keni #nga #unë #Surprizon #Luizi #qeras #shampanjë #fansat #në #koncert