Kulla te gropa e Ajdin Sejdisë, Berisha thyen heshtjen: Ftoj Ramën që ta anulojë lejen që sot

Sali Berisha i është përgjigjur akuzave lidhur me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.
I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Pyetje: Kulla në pranë Pallatit të Kulturës , një nga pronarët ka financuar Foltoren çfarë mund të thoni?
Berisha: Shpifje nga kuzhina Fuga-Veliaj. E gjithë përpjekja është të krijojë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Janë shpifarakë të mjerë. Duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes apo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Ftoj Ramën ta anulojë lejen që sot.
/a.r
#Kulla #gropa #Ajdin #Sejdisë #Berisha #thyen #heshtjen #Ftoj #Ramën #që #anulojë #lejen #që #sot