Tech
Rama në rrjetet sociale: Zotnia i Romës dhe çuni i Tironës në Air Albania për një spektakël miqësie me top dhe rep

Skuadra e “Romës” e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho do të të luajë në Tiranë më 12 gusht në një miqësore me skuadrën e “Partizanit”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet posterin e ndeshjes, ku përveç Mourinho-s shfaqet edhe këngëtari i njohur Noizy, i cili do të performojë përpara ndeshjes miqësore.
Sezonin e shkuar, Murinho arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.
#Rama #në #rrjetet #sociale #Zotnia #Romës #dhe #çuni #Tironës #në #Air #Albania #për #një #spektakël #miqësie #top #dhe #rep