Berisha: Rama dhe Veliaj fshehën pronarët e inceneratorëve (por i zbuloi SPAK që Berisha e quan Skapi i Partisë)

Sali Berisha ka reaguar sërish sot në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
Në një deklaratë për mediat ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, duke kryer kështu një vepër penale.
Këta të fundit u zbuluan nga hetimet SPAK, por që Berisha e quan “Skapi i Partisë”.
“Është i çuditshëm fakti sesi Sali Berisha kur përmendet për aferat e familjes së tij, e lidh SPAK-un me PS-në,. Ndërsa kur i duhet për të prodhuar akuza të reja, e sheh si institucion mbi Edi Ramën.
Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale. Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh.
Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë” – tha Berisha ndër të tjera.
/a.r
#Berisha #Rama #dhe #Veliaj #fshehën #pronarët #inceneratorëve #por #zbuloi #SPAK #që #Berisha #quan #Skapi #Partisë