Aktualitet

Nis ‘gjuetia’ për zjarrvënësit. Arrestohet edhe një 59-vjeçar në Durrës

Policia ka nisur ‘gjuetinë’ e autorëve që shkaktojnë zjarre. Një u kap sot në mëngjes në Arapaj të Durrësit.

Policia informon se personi që ndezi zjarr për të djegur kabllo dhe për pasojë, dogji 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, rrezikoi dëmtimin e banesave përreth dhe shkaktoi ndotje të lartë të ajrit u vendos në pranga.

‘Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj, një shtetas kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, ‘ R. K., 59 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës.

Për shkak se 59-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit), u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, u rrezikua dëmtimi i banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë.’

/a.r

#Nis #gjuetia #për #zjarrvënësit #Arrestohet #edhe #një #59vjeçar #në #Durrës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button