Life Style

Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë sot me temperaturat

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka mbizotëruar një mot me reshje shiu, por duke nisur nga nesër priten përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

“Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë”

Temperaturat parashikohen: 

në zona malore 5 deri 16°C

në zona e ulëta 5 deri 24°C

në zona bregdetare 8 deri 23°C

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button