Aktualitet

Bregdeti kthehet në kantier ndërtimi/ KKT kalon lejen për disa godina tek Marina e Jahteve dhe hotele në Jug

Bregdeti shqiptar, do të kthehet në një kantier ndërtimi me dhënien e shumë lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit për projekte resortesh, por edhe kullash. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtimi, objekte të cilat pritet të ndërtohen përgjatë bregdetit shqiptar, nga jugu në veri. Ndër projektet në fjalë në sy bie leja e ndërtimit për projektin që do të zhvillohet në Durrës i njohur si Durrës Marina & Yacht, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.”, thuhet në vendimin e KKT-së.

Ndërkohë një numër lejesh janë miratuar për hotele e resorte në zonën e Jugut, Gjirin e Lalëzit apo në Shëngjin. Leja e parë duket se ka qenë ajo në për zonën e Lezhës është me objekt “Godina me funksion banimi, Shëngjin”, ndërsa leja e dytë e miratuar nga KKT është Objekte me funksion banimi dhe shërbimi dhe objekt me funksion hoteleri dhe kazino, me përfitues shoqërinë Dukagjini Group. Në rendin e ditës në mbledhjen e KKT-së kanë qenë dhe dy projektet e porteve turistike, atij të Durrësit dhe të Vlorës. Për Portin e Durrësit, ku KKT miratoi lejen e ndërtimit për 9 godina. Ndërsa për Portin e Vlorës dhe në bregdetin e Lazit u miratuan total 6 leje. Në lidhje me bregdetin e jugut janë miratuar një sërë projektesh. Mes tyre janë leja e zhvillimit për resortin Village Square me subjekt zhvillues Seaside Construction, si dhe leja e ndërtimit për objektin “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Shoqëria La Brisa.

Kujtojmë se një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit edhe për 7 kulla apo objekte banimi në Tiranë, si një godinë polifunksionale në Tiranë, lejen e ndërtimit për një objekt me destinacion shërbime në rrugën Brigada 8 me shoqëri zhvilluese Infinity Investment dhe Johannes Weissengruber.dhe leje për ndërtimin e një kulle në Komunën e Parisit, me subjekt zhvillues Sara-El. Sakaq KKT ka miratuar lejet për ndërtimin e e kompleksit Tirana Lana Riverside Residences me vendodhje në Bulevardin Gjergj Fishta me subjekt zhvillues Forever Construction dhe për objektin Tirana East Tower Residence”, me vendndodhje në Rrugën: “Gramoz Pashko, me subjekt zhvillues Geo Construction.

#Bregdeti #kthehet #në #kantier #ndërtimi #KKT #kalon #lejen #për #disa #godina #tek #Marina #Jahteve #dhe #hotele #në #Jug

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button