Ariu “njeri” sjell 20 mijë vizitorë çdo ditë në kopshtin zoologjik në Kinë

Reklama e keqe nuk ekziston dhe kjo gjë faktohet edhe njëherë.
Një kopsht zoologjik në Kinë është mbipopulluar nga vizitorët pas postimeve në rrjet ku u aludua se një prej arinjve të diellit të tij, në fakt ishte një njeri i maskuar më së miri.
Fotot e ariut Angela teksa qëndronte në këmbë dhe përshëndeste të pranishmit bënë njerëzit të dyshonin nëse ishte i vërtetë apo jo, por kopshti zoologjik e mohoi kategorikisht këtë gjë.
Madje, drejtuesit e tij shkuan dhe më tej dhe ftuan gazetarët dhe kuriozët që të shkonin dhe të shihnin me sytë e tyre këtë ari. Dhe mesa duket ftesa dhe dyshimi çuan në shtimin e njerëzve që vizitojnë kopshtin zoologjik.
Sipas raportimeve më të fundit në ditët e fundit mbi 20 mijë persona kanë shkuar për të parë ariun e diellit “njeri”.
#Ariu #njeri #sjell #mijë #vizitorë #çdo #ditë #në #kopshtin #zoologjik #në #Kinë