Aktualitet

Shpërthim me tritol në Krujë, dëmtohen banesa dhe dyqane, hapet gropë në mes të rrugës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në aksin Fushë Krujë – Krujë, në afërsi të lagjes Zim Zenel.

Sipas informacioneve të para, mësohet se tritoli është vendosur në rrugë.

Si pasojë janë thyer xhamat e disa banesave e bizneseve pranë shpërthimit, si dhe është hapur një gropë në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Paraprakisht, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi tritolin e vendosur.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.r

#Shpërthim #tritol #në #Krujë #dëmtohen #banesa #dhe #dyqane #hapet #gropë #në #mes #të #rrugës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button