Tech

43 viktima në Brazil, policia zbulon takimin e kokave të trafikut të drogës në Rio de Zhaneiro

Operacionet e policisë kundër bandave të drogës në 3 shtete braziliane lanë të vdekur të paktën 43 persona. Në operacionin e fundit në Rio de Zhaneiro, policia tha se pati shkëmbim zjarri në zonën Complexo da Penha, ku mbetën të vratë të paktën 10 anëtarë të bandave.

Më herët, 14 vetë u vranë në përleshjet gjatë “Operacionit Mburoja” në shtetin e São Paulo. Dhe në shtetin verilindor Bahia, zyrtarët thonë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja.

58 persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin São Paulo, i cili filloi pasi një oficer policie i forcave speciale u vra të enjten në qytetin bregdetar Guarujá.

Policia sekuestroi 385 kg lëndë narkotike, si dhe armë, sipas mediave lokale. Operacioni në Guarujáu u kritikua nga Ministri i Drejtësisë i Brazilit, FlavioDino, i cili tha se reagimi i policisë nuk ishte proporcional me krimin e kryer.

Në Rio de Zhaneiro, koka e një rrjeti të trafikut të drogës dhe një trafikant ishin mes 10 personave të vrarë të mërkurën, sipas raporteve të mediave lokale.

Sipas policisë ushtarake të qytetit, operacioni në Complexo da Penha, një grup favelash në veri të qytetit, nisi pasi agjencitë e zbulimit njoftuan për një takim të drejtuesve të trafikut të drogës do të zhvillohej në zonë.

Dëshmitarët okularë u thanë mediave lokale se dëgjuan të shtëna dhe përleshje mes anëtarëve të bandës së armatosur dhe policisë. Shkollat përreth Complexo da Penha nuk u hapën të mërkurën, duke detyruar rreth 3,220 nxënës të qëndrojnë në shtëpi.

 

#viktima #në #Brazil #policia #zbulon #takimin #kokave #tëtrafikut #të #drogës #në #Rio #Zhaneiro

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button