LAJM I FUNDIT/ Alarm për sulm ndaj Senatit Amerikan

Forcat e sigurisë së Senatit të SHBA kanë lëshuar një alarm pak minuta më parë. Dyshimet janë se një sulmues është futur brenda godinës së Kapitolit. Forcat e sigurisë u kanë kërkuar të gjithë peronave që ndodhen brenda ndërtesave të zyrave të Senatit të strehohen në vende të sigurta.
Senati i SHBA është me pushimet verore dhe shumica e ligjvënësve nuk janë brenda, por shumica e zyrave kanë një staf të reduktuar. Zakonisht aty ka dhjetëra punëtorë që punojnë në kafeteri zyra të Senatit, vende sigurie apo që punojnë në mirëmbajtjen e ndërtesave.
“Nëse jeni brenda ndërtesave të Senatit, të gjithë duhet të strehohen në vend pasi raportohet për një sulmues të mundshëm aktiv. Duhet të theksohet se ne nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna me armë”, tha Policia e Kapitolit të SHBA në një postim në mediat sociale. Policia tha se iu përgjigj një thirrjeje emergjente.
Policia e Kapitolit u bëri thirrje njerëzve të lëviznin brenda zyrave të tyre dhe të merrnin pajisjet e urgjencës. Gjithashtu u kërkoi atyre që të vënë në heshtje pajisjet e tyre elektronike dhe të qëndrojnë në qetësi. Një prani e madhe policie është aktualisht jashtë ndërtesave. Disa punonjës po qëndrojnë jashtë dhe turistët janë mbledhur rreth perimetrit të kompleksit Kapitol. ©
If you are inside the Senate Buildings, everyone inside should be sheltering in place as the report was for a possible active shooter. It should be noted that we do not have any confirmed reports of gunshots.
— The U.S. Capitol Police (@CapitolPolice) August 2, 2023
#LAJM #FUNDIT #Alarm #për #sulm #ndaj #Senatit #Amerikan
Lapsi