Rritet taksa e banesës/ Ja cilat janë zonat më të shtrenjta në Tiranë
Rishikohen vlerat e banesave në Shqipëri. Qeveria ka miratuar vendimin i cili është publikuar në fletore zyrtare, ku janë ndryshuar të gjitha çmimet e referencave për banesat në vend duke i përafruar ato me çmimet e tregut.
Siç është paralajmëruar më herët kjo do të ndikojë në rritjen e vlerës së taksës që paguhet për pasuritë e paluajtshme nga qytetarët dhe bizneset.
Sipas formulës në fuqi taksa e ndërtesës për familjarët është 0,05 % e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset 0,15%.
Rritja e taksës për banesat varion sipas zonave dhe është midis 300 deri në 2600 lekë më tepër në një vit.
Vlera më e lartë e apartamenteve rezulton të jetë zona e njohura si ish-blloku ku çmimi referencë për shitjen e një banese ka arritur në 228 mijë e 800 lekë për metër katror.
Më pas renditet zona rreth stadiumit Qemal Stafa dhe Piramidës për të cilën çmimet e referencës arrijnë në 202 mijë e 400 lekë, në qendër ose pjesa afër Bankës së Shqipërisë një metër katror është vlerësuar me mbi 192 mijë lekë për metër katror e ndjekur nga Pazari i Ri me 148.400 lekë.
Në bazë të çmimeve të reja të referencës zona më e lirë për të blerë një shtëpi rezulton se është Zona teknologjike, Kombinati dhe Vaqarri. Në këto zona çmimi për metër katror është vlerësuar se arrin në 81 mijë e 700 lekë metri katror.
/f.stafa
#Rritet #taksa #banesës #cilat #janë #zonat #më #të #shtrenjta #në #Tiranë