Deschamps mori një vendim për Dembelen

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps do të shpallë skuadrën e tij për dy ndeshjet e ardhshme dhe pritet që në përzgjedhjet e tij të jetë edhe Ousmane Dembele, por sipas L’Equipe, ai do të marrë një rol të ri.
Për pjesën më të madhe të karrierës së tij, Dembele luajti si anësor i djathtë, por aktualisht po performon në mënyrë mbresëlënëse në pozicionin e sulmuesit qendror për PSG, në të cilin Luis Enrique e ka vendosur atë këtë sezon. Ish-lojtari i Barcelonës po bën më shumë se shkëlqyeshëm dhe pikërisht ky është synimi i Deschamps për ta përdorur në kombëtaren e Francës.
Më 20 mars, Franca viziton Kroacinë dhe 3 ditë më pas, luhet ndeshja e kthimit në play-offin e Ligës së Kombeve.
/ Sport
#Deschamps #mori #një #vendim #për #Dembelen
gazetablic.com