Video/ Allegri turpëron Vlahovic, para syve të aktorit Wilson: “Dusan lëre se nuk je për këtë punë”

“Nuk është punë për ty Dusan”. Fundi i stërvitjes së Juventus në kampin stërvitor në Los Angeles u kthye në një spektakël. Protagonistët e mëdhenj ishin Massimiliano Allegri dhe Dusan Vlahovic. Të dy u sfiduan në një garë goditjesh nga distanca, në ditën e vizitës së aktorit hollivudjan Owen Wilson. Mes të qeshurave dhe ngacmimeve të bashkëlojtarëve të pranishëm dhe stafit, tekniku mori më të mirë. Pasi shënoi goditjen e tij, Allegri u tall me sulmuesin serb, i cili nuk arriti të shënonte asnjëherë: “Dusan nuk është punë për ty, por do të të mësoj. Nëse nuk e bën topin të kalojë pranë shtyllës, nuk do të hyjë kurrë në portë”. Pak argëtim, me pjesëmarrjen edhe të Pogba. Francezi bashkë me teknikun e Vlahovic kanë menduar të forcojnë frymën e grupit dhe të çlodhen pas lodhjeve të fazës përgatitore dhe lajmit të përjashtimit nga Conference League.
Lexo më tej: Video/ Vlahovic bën humoristin kur nuk duhet: tallet me moderatoren amerikane në transmetim direkt
Questa sfida l’avevamo già vista 🤔😂
Chi avrà vinto? 👀 pic.twitter.com/OQueVDrEex
— JuventusFC (@juventusfc) July 30, 2023
OWEN WILSON I FTUARI SPECIAL NË GRUMBULLIM
Gjatë stërvitjes, Juventus mori një vizitë nga një mik shumë i veçantë: ylli i Hollywood, Owen Wilson. Aktori amerikan, mbërriti së bashku me fëmijët e tij, të gjithë të veshur bardhezi. Wilson shtrëngoi duart me lojtarët, bëri shumë foto në shoqërinë e tyre dhe provoi fanellën e re bardhezi.
WOW! 😁 Allenamento a L.A. con Owen Wilson come ospite speciale!
Guarda il video integrale 🎥⤵️
— JuventusFC (@juventusfc) July 30, 2023
#Video #Allegri #turpëron #Vlahovic #para #syve #të #aktorit #Wilson #Dusan #lëre #nuk #për #këtë #punë
Lapsi