Tech

Megaoperacioni i SPAK| Avokati i Pëllumb Gjokës: Janë shkelur të gjitha të drejtat e personave të arrestuar

Avokati i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se SPAK ka shkelur të gjitha të drejtat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit e po ashtu edhe të avokatëve mbrojtës të tyre.

Sipas avokatit, ata janë penguar që të njihen me dosjen për të cilën klientët e tyre janë nën  hetim, e kjo është bërë me pretendimin se janë sekrete hetimore.

“Nga ana e gjykatës,  u shkelën të gjitha të drejtat e të pandehurve dhe të mbrojtësve. Ne që ishim për personin nën hetim Pëllumb Gjoka por edhe të tjerët, u penguam që të shikojmë dosjen, të njihemi me dosjet dhe të marrim kopje të saj.

Kërkuam me ngulm që të njiheshim me dosjen dhe të mbajmë shënime lidhur me disa prej akteve të tyre, të marrim edhe kopje siç e kërkon kodi i procedurës penale dhe u refuzuam në mënyrë kategorike me pretendimin se janë sekrete hetimore.

Aktet dhe provat të cilat paraqiten në Gjykatë nga ana e prokurorisë për të kërkuar dhe për të përcaktuar një masë sigurimi nuk mund të jenë më sekret për personin që kufizohet nga liria ashtu edhe për mbrojtësit e tyre”,-tha avokati i Pëllumb Gjokës.

 

#Megaoperacioni #SPAK #Avokati #Pëllumb #Gjokës #Janë #shkelur #të #gjitha #të #drejtat #personave #të #arrestuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button