Tech

Cila është zona më e shtrenjtë në Tiranë, rriten deri në 54% çmimet e referencës për kryeqytetin

Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

Formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë sa 0,05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset, kjo taksë do të jetë 0,15% .

Në Fletoren zyrtare janë botuar ndryshimet për vendimin e vitit 2018 për metodologjinë e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme për të gjitha bashkitë e vendit përfshi edhe Tiranën. Në ndryshimet e miratuara qeveria ka rritur çmimet e referencës për metër katror të banesave mbi të cilat llogaritet taksa e pasurisë. Çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.

Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 Lekë për metër katror.

Zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut, e cila me çmimet e referencës të 2016-s, 190,000 Lekë/ m2. Me ndryshimet e fundit, çmimi arrin në 228,400 Lekë/m2. Më pas renditen zona te Piramida dhe stadiumi “Qemal Stafa” të cilat kanë çmim reference 202,400 Lekë/ m2 dhe zona e tretë kadastrale më çmimin më të lartë të referencës në Tiranë është zona te Telekomi dhe ish-Lidhja e Shkrimtarëve ku çmimi referencial i përcaktuar nga qeveria është 192.800 Lekë/m2, duke pësuar një rritje me 33%.

Ndërsa në përqindje, rritjen më të madhe të çmimeve e kanë Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Yzberisht të cilat kanë një rritje prej 76%, pasi nga 65 mijë Lekë/m2, tashmë çmimi i ri ka shkuar në 114.650 Lekë/m2.  Zona tek “5 Maji” është rritur me 58%,zona e tretë me rritjen më të madhe prej 54% janë Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial të cilat nga 100 mijë Lekë/m2, tashmë kanë çmim reference 156.700 Lekë/m2.

Ndërsa për disa ish komunat, çmimi për Farkën pothuajse është dyfishuar, pasi nga 66.500 Lekë/m2, me çmimet e reja shkon në 115.200 Lekë/m2.

 

#Cila #është #zona #më #shtrenjtë #në #Tiranë #rriten #deri #në #çmimet #referencës #për #kryeqytetin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button