Sherr mes dy fiseve në Hamallaj/ Dhunohen anëtarët e një familjeje, 1 në gjendje të rëndë

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Familja Kaci ka bërë disa denoncime nëpër institucione dhe përpjekje për të shmangur konfliktet me familjen Nikolla. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hidrovor të Hamallajt.
Ditën e sotme Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.
Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.
Shkak i sherrit janë konflikte të vazhdueshme për rrugën e lagjes të cilën banoret e kanë shtruar para 10 vitesh me lekët e tyre e disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë pavarësisht se kanë nga 30 vjet që janë.
Si pasoje e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej te cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, janë shoqëruar nga Alfred, Petrit e Arben Nikolli, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes njëri prej vëllezërve Martin Nikolla.
#Sherr #mes #fiseve #në #Hamallaj #Dhunohen #anëtarët #një #familjeje #në #gjendje #të #rëndë
Lapsi