Aktualitet

Krimi në familje/ Ngjarja e rëndë në Maliq, Balla niset drejt vendit të ngjarjes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.

Vizita e tij vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Maliq ku dje burri vrau gruan e tij dhe e hodhi në kanalin e ujërave të zeza, ndërsa sot vrau veten pas përballjes me policisë.

Autori u shpall në kërkim dhe vendosi të mos i dorëzohej efektivëve në momentin kur u gjet duke i dhënë fund jetës.

Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

Në një intervistë për Euronews Albania, e ëma e viktimës tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin e kishte probleme.

Mes të tjerash ajo akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares.

/f.stafa

#Krimi #në #familje #Ngjarja #rëndë #në #Maliq #Balla #niset #drejt #vendit #të #ngjarjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button