Aktualitet

Pas 8 vitesh me Juven përfundoi te Inter, Douglas Costa e fundos: “Cuadrado? Më vjen keq për të”

Douglas Costa është përfshirë në çështje për transferimin e ish-shokut të skuadrës Cuadrado nga Juventus te Inter. Braziliani e fundos goditjen me një fjali të vetme. Douglas Costa dhe Juan Cuadrado ndanë dhomën e zhveshjes së Juventus për disa sezone, nga 2017 deri në 2020.

Lojtarë në një farë mënyre të ngjashëm, kanë pasur impakte të ndryshme te Zonja e Vjetër. Në fund, braziliani nuk arriti ta shprehte kurrë atë futboll të shfaqur për Shaktar dhe Bayern Munich. Ndërsa Cuadrado vazhdoi bardhezi derisa sa mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Pas tetë sezonesh bardhezi, tashmë që kolumbiani ka shkuar te Inter duke habitur të gjithë tifozët e Juventus, Douglas Costa ka reaguar. Braziliani ka vendosur t’i përgjigjet pyetjes së një tifozi se çfarë mendon për këtë transferim. Sulmuesi i LA Galaxy iu përgjigj: “Po, e pashë, më vjen keq për të”.


NJË KARRIERË E DIKTUAR NGA DËMTIMET

Karriera e Douglas Costa ngeci shumë shpejt për shkak të shumë problemeve fizike. Që kur u largua nga Shaktar për të shkuar te Bayern, forma e tij fizike rrallëherë ka qenë optimale. E pavarësisht një cilësie të jashtëzakonshme me topin ndër këmbë, ai nuk ishte më në gjendje të imponohej, as te Juve, as në rikthimin e tij fillimisht te Bayern dhe më pas te Gremio.

Në fund, braziliani zgjodhi të shkonte në Los Angeles, me Galaxy, ku është lojtari “special” i ekipit, për të cilin mund të bëhen përjashtime në kufirin e pagave. Një rregull që u fut për të sjellë Beckham në Amerikë, pikërisht te Galaxy dhe më vonë edhe legjenda si Kakà, Ibrahimovic, Gerrard dhe, së fundi, por jo më pak i rëndësishmi, Messi.



#Pas #vitesh #Juven #përfundoi #Inter #Douglas #Costa #fundos #Cuadrado #Më #vjen #keq #për #të

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button