Aktualitet

GJKKO lë në burg të arrestuarit/ Avokati i Gjokës: S’ka prova as përgjime, SPAK u nxitua

GJKKO ka caktuar masën arrest me burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje. Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani është shprehur se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë dhe as përgjime.

Manjani theksoi se klienti i tij, Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i EncroChat. Sipas avokatit, fjalët e publikuara në përgjime nuk janë tij.

“Lejohen edhe arrestime ndaj personave që janë në hetim, pa ngritur akuza. Ka nisur mbi bazën e indicieve policore. Nuk ka përgjim. EncroChat njësoj sikur të hysh në arkivat e shtetit.


Nuk ka asnjë lidhje të klientit tim me ato ngjarje. Janë spekulime, prokuroria është qartë flitet për persona nën hetim dhe indicie për shkak të një letër porosie nga Franca. Prokuroria është treguar e papjekur. Ai Ka mohuar të jetë përdorues i këtye aparateve dhe fjalët e thëna s’janë të tij”, tha avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani.

#GJKKO #lë #në #burg #të #arrestuarit #Avokati #Gjokës #Ska #prova #përgjime #SPAK #nxitua

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button