Aktualitet

Meloni takon Biden në Shtëpinë e Bardhë, tregtia globale dhe Kina në qendër të diskutimeve

Giorgia Meloni është takuar me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Mes çështjeve të diskutuara kanë qenë tregtia globale dhe Kina.

Italia është i vetmi vend i G7-s që i është bashkuar nismës kineze “Brezi dhe Rruga”, por ka mundësinë ta braktisë projektin.

Ukraina ishte një tjetër pikë e prekur nga Biden.

Sinkron Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara:

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë përkrah Ukrainës dhe unë ju vlerësoj shumë për mbështetjen tuaj në mbrojtjen nga mizoritë ruse. Sepse ata këtë po bëjnë. Nuk është vetëm një luftë, Rusia po kryen mizori”,-tha Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë:

“Konkurrenca nga vende që nuk përmbushin standardet tona në aspektin e mbrojtjes së punëtorëve, ambientit dhe sigurisë dëmton kompanitë tona. Tregtia e lirë pa rregulla ka treguar kufijtë e saj. Duhet të gjejmë balancën e duhur mes të qenurit të hapur dhe mbrojtjes së interesave tona ekonomike e strategjike”.

Meloni ka shtuar më tej se, Italia e di se kush janë miqtë e vërtetë që i gjenden asaj në kohë të vështira, edhe pse disa politikanë amerikanë janë ende të shqetësuar për ideologjinë e saj.

 

#Meloni #takon #Biden #në #Shtëpinë #Bardhë #tregtia #globale #dhe #Kina #në #qendër #të #diskutimeve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button