Sport

Delegacioni i Al-Hilal në Paris për të bindur Mbappé: PSG gati të thotë po

Al-Hilal

Lajmi për ofertën shokuese të Al-Hilal prej 300 milionë euro për Paris Saint Germain dhe ajo akoma më e bujshme prej mbi 700 milionë në vit për Kylian Mbappé vazhdon të bëjë zhurmë. Refuzimi “zyrtar” i sulmuesit francez dukej se kishte qetësuar shpirtrat e nxehtë të arabëve. Por nuk është kështu. Arabët nuk janë dorëzuar aspak përballë refuzimit të parë. Ata janë ende të bindur se do të mund ta bindin 24-vjeçarin të fluturojë drejt Saudi Pro League, të paktën për një sezon. Për këtë arsye, një delegacion i Al-Hilal ka mbërritur në Paris, me miliona arsye të vlefshme për ta shtyrë sulmuesin të ndryshojë mendje…

Al-Hilal nuk ndalet në refuzimin e parë të Mbappè, përkundrazi. Klubi është gati të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion për të bindur francezin të pranojë ofertën e tyre shumë bujare dhe të fluturojë drejt Arabisë. Paratë, tani për tani, duket se nuk e kanë lëkundur pozicionin e 24-vjeçarit. Drejtuesit e klubit saudit janë zyrtarisht në Paris për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e Filipe Malcom. Por siç raporton L’Equipe, ata do përpiqen të bëjnë një bisedë me sulmuesin, që nuk ka shkuar me PSG në turnen në Japoni.

Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: “Më mirë një vit në pankinë”


Sauditët janë të sigurt se duke folur personalisht me francezin, do të jenë në gjendje ta bindin të bënte një prapaktheu sensacionale. Një lëvizje, që në fakt do të prishte ekuilibrin e futbollit botëror.

#Delegacioni #AlHilal #në #Paris #për #të #bindur #Mbappé #PSG #gati #të #thotë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button