Inter Miami, Messi e dhurata e personalizuar për skuadrën: ja sa shpenzoi argjentinasi

Lionel Messi ndihet mirë në Florida te Inter Miami. E tregon ambjentimi i menjëhershëm në fushën e lojës, me tre gola të shënuar në dy ndeshjet e para. Me sa duket te Inter Miami, argjentinasi ka gjetur gjithcka nuk e pati në Paris. E mirënjohës për pritjen e ngrohtë të shokëve të skuadrës, Pleshti bëri gjestin domethënës për të forcuar edhe më shumë dhomën e zhveshjes. Messi ka zgjedhur të bëjë një dhuratë të personalizuar për skuadrën e tij të re.
Në fakt, ish-lojtari i Barcelonës u ka dhënë të gjithë shokëve të tij kufje me ngjyrë rozë, të personalizuara me stemën e skuadrës. “Leo i bëri ato për ne – tha mbrojtësi DeAndre Yedlin pas fitores kundër Atlantës –. Ai i dhuroi të gjithëve një palë kufje për ndeshjen e tij të parë me klubin”.
Lexo më tej: Video/ Nuk u paguan kot mijëra euro për një biletë, Messi magji në debutim: “E dija që duhet të shënoja”
SA SHPENZOI ARGJENTINASI?
Artikulli në fjalë, nga lista e çmimeve, kushton pak më pak se 400 euro. Kështu, duke qenë se skuadra përbëhet nga 29 lojtarë, shpenzimi i bërë nga Messi do të ishte rreth 16 mijë euro. Shpenzimi ekonomik është thuajse i papërfillshme, në dritën e 50 milionë eurove në sezon që do të fitojë në SHBA. Megjithatë, Pleshti po provon edhe një herë se është lider brenda dhe jashtë fushës.
#Inter #Miami #Messi #dhurata #personalizuar #për #skuadrën #shpenzoi #argjentinasi
Lapsi