Tech
Euro shënon rritja, ndryshon trajektorja e monedhës europiane

Pas ditësh në rënie, Euro ka marrë trajektoren rritëse. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 Euro këmbehet sot me 102.22 Lekë. Monedha europiane ka fituar 1.15 pikë në krahasim me një ditë më parë.
Për ekspertët e ekonomisë, kjo situatë shihet si e përkohshme, pasi monedha europiane sipas tyre do vijojë të jetë e zhvlerësuar ndjeshëm në raport me Lekun të paktën deri në përfundim të sezonit veror turistik.
Edhe monedhat e tjera kanë fituar lehtë terren në kursin e këmbimit me Lekun, një dollar sot këmbehet me 92.35 lekë, ndërsa një Paund me 119.12 Lekë.
#Euro #shënon #rritja #ndryshon #trajektorja #monedhës #europiane