Aktualitet
Aksident në Fushë-Krujë, drejtuesi i mjetit përfundon në Spitalin e Traumës

Një aksident është raportuar pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.
Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të riun nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
#Aksident #në #FushëKrujë #drejtuesi #mjetit #përfundon #në #Spitalin #Traumës
Lapsi