Tech

Deputeti i PD sulmon Bashën: Vulës t’i pinë lëngun, ta vënë në ballë. Me statut e ka Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshin ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike si dhe për zhvillimet e fundit, ku kryesia e PD nuk e njeh më Gazment Bardhin si sekretar organizativ.

Ai tha se sipas statutit të Partisë Demokratike vulën e kishte dhe e ka Gazment Bardhi, ndërsa kryesia e partisë demokratike, vulën që ka tha ai “ t’i pijë lëngun, ose ta vërë në ballë”

“Pse kështu kanë thënë ata që kemi hequr dhe Gazin? Paskan qenë përpara ata, si paskam marrë vesh. Vulën kanë marrë, por nuk e shkarkojnë sot zotin Bardhi, sipas statutit vulën, sipas statutit e kishte dhe e ka zoti Bardhi.

Atë vulë që kanë ata të marrin e  t’i pijnë lëngun, në sensin ta marrin ta administrojnë, nuk e di do e lënë ndonjëherë,  se ata e bëjnë kështu shkojnë te gjykata kërkojnë vulën, ndiq nga mbrapa “Ku e do vulën, në ballë? Ja!””,-kështu tha Saimir Korreshi ndërkohë që shtoi se pas garës së kreut të Partisë Demokratike, do fillojë riorganizimi i Partisë Demokratike, pasi bashkimi i demokratëve e sipas tij është më i rëndësishëm se bashkimi i Berishës me Bashën./m.j

#Deputeti #sulmon #Bashën #Vulës #pinë #lëngun #vënë #në #ballë #statut #Bardhi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button