Sport

Ndalet Skënderbeu kryesues, Korabi dhe Tomori bëjnë detyrën!

Kategoria e Parë ka zhvilluar këtë të shtunë pesë nga shtatë ndeshjet e javës së 20-të. Me fillim nga 13:00, në përballjet e sotme ka pasur disa surpriza. Skënderbeu kryesues është ndalur në Lezhë, pas barazimit 0-0 me Besëlidhjen. Në Peshkopi, Korabi vendas fitoi 1-0 me Tërbunin me golin e Beshiraj në minutën e 88-të.

Luzi dhe Besa barazuan 2-2, teksa Tomori mori tri pikë në Berat pas fitores 1-0 me Burrelin. Në Cërrik, Turbina dhe Lushnja barazuan 1-1. Të hënë në 14:00 luhet Apolonia – Oriku dhe në 17:00 Flamurtari – Dinamo. Në Vlorë luhet dueli që mund të vendosë për skuadrën që do marrë një biletë për në Superligë.

Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu me 38 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo që luajnë nesër së bashku. Në fundin e klasifikimit Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja.

Kategoria e Parë – java 20-të:

Besëlidhja 0-0 Skënderbeu

Korabi 1-0 Tërbuni (Beshiraj 88′)

Luzi 2-2 Besa (Hoxha 58′, Treni 86′ / Onuh 3′, E. Hoxha 66′)

Tomori 1-0 Burreli (Alinani 38′)

Turbina 1-1 Lushnja (Zani 90+5′ / Canka 83′)

E hënë:

14:00 Apolonia – Oriku

17:00 Flamurtari – Dinamo

Renditja:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button