Tech

Rekordi i Luiza Gegës, e para që fiton tre medalje të arta në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

E arriti edhe një tjetër kulm që i mungonte. Jo se kishte nevojë për të, por një kampione si Luiza Gega nuk mund ta kuptojë ndryshe jetën dhe karrierën përveçse duke vendosur rekorde të reja.

Kampionia e Europës u bë e para atlete që arrin të marrë tri medalje të arta në një Kampionat Ballkanik.

Askush më parë, nuk ia kishte dalë. Treshen e të artave, Gega e plotësoi këtë të diel me triumfin në garën e 5000 metrave, ku po përpiqet të përshtatet gjithnjë e më shumë, dhe ku ka ambicie të mëdha në të ardhmen.

Veterania e paoksidueshme e atletikës shqiptare dhe asaj kontinentale, ia doli në turneun që po zhvillohet në Novi Pazar të Serbisë, duke dhënë kohën 16’07”93, ndërsa rivalet i la shumë prapa.

Të shtunën, Gega fitoi dy herë. Ajo njëkohësisht u shpall kampione e Ballkanit në garën e saj të preferuar të 3 000 metrave me pengesa, dhe siguroi formalisht kualifikimin për në Lojrat Olimpike.

Koha ishte 9’21”53, ndërsa norma olimpike është deri në 9’23”.

Formalisht kualifikimi u arrit sepse periudha e vendosur nga Federata Botërore e Atletikës nisi në 1 korrik, dhe gara në Kampionatin Ballkanik ishte e para për Luizën që nga ajo kohë.

Hapin e dytë drejt realizimit të misionit Gega e realizoi me fitoren e garës së 3 000 metrave pasditen e së shtunës.

Shqiptarja dha kohën 9’21”48, ndërsa tani do të përqëndrohe tek objektivi më i madh i sezonit, Kampionati Botëror.

/f.stafa

#Rekordi #Luiza #Gegës #para #që #fiton #tre #medalje #të #arta #në #Kampionatin #Ballkanik #të #Atletikës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button