Tech

Jo vetëm Tiffany por edhe Ivanka! Të dyja vajzat e Donald Trump në Shqipëri, zbarkojnë me jaht për…!

Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u kap duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri.

Ajo u fotografua duke kaluar pushimet e saj në Sarandë. E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj.

Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.

Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi./m.j

#vetëm #Tiffany #por #edhe #Ivanka #Të #dyja #vajzat #Donald #Trump #në #Shqipëri #zbarkojnë #jaht #për..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button