“Dopio standard…”/ Vota e të burgosurve në Rrogozhinë, rikthehet debati pas ndalimit

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Kulturë Demokratike, Gerta Meta ishte këtë të diel e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhine.
Ajo tha se ajo që është problematike n ë këtë proces është standardi i dyfishtë, pasi sipas saj edhe pse ligjet janë po njësoj si në 14 maj, të burgosurit një herë u lejuan e më pas nuk u lejuan të votojnë.
“Ajo që ne na shqetëson, dopio standardi i votuesve në Shqipëri. Në 14 maj ne bazuar në këtë ligj i lejuam.
Lista e zgjedhësve është po e njëjta dhe nuk mund të thuash që një herë këta të dënuar kanë të drejtën e votës e nga 14 maji në 23 korrik, ne kemi një qasje tjetër të institucioneve ligjore duke ua mohuar të drejtën këtyre të dënuarve nga dita e zgjedhjeve e deri më sot”,-tha Meta./m.j
#Dopio #standard #Vota #të #burgosurve #në #Rrogozhinë #rikthehet #debati #pas #ndalimit