Aktualitet
Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë, mes tyre dy fëmijë! Dërgohen të Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, mes te cilëve 2 fëmijë.
Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit,/m.j
#Aksident #në #Rrugën #Kombit #plagoset #familja #anëtarë #mes #tyre #fëmijë #Dërgohen #të #Trauma
Java News