“Ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës”, admirali i NATO-s: Nuk ka shenja se Moska do të sulmojë vendet e aleancës

Nuk ka shenja se Rusia po përgatitet për një sulm ndaj NATO-s, ka thënë kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.
Duke folur me gazetarët në Riga të premten, Bauer, i cili komandonte forcat e armatosura holandeze midis 2017 dhe 2021, tha se “nuk ka asnjë indikacion që Rusia po planifikon të sulmojë ndonjë shtet anëtar të NATO-s”.
Ndërsa theksoi se ai nuk mendonte se “ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, ai sugjeroi që “ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës”. Bauer tha se kjo do të thotë se blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA duhet të përgatitet më mirë për një përballje të mundshme.
Ai vlerësoi gjithashtu zgjedhjet e ardhshme në SHBA në nëntor, të cilat është pothuajse e sigurt se do të jetë një rindeshje mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit aktual Joe Biden. Admirali tha se ai nuk kishte frikë nga një fitore e Trumpit, duke shpjeguar se deklaratat e diskutueshme të republikanit për NATO-n nuk i drejtoheshin vetë bllokut, por përkundrazi faktit që disa anëtarë duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes./m.j
#Ambiciet #Rusisë #shkojnë #përtej #Ukrainës #admirali #NATOs #Nuk #shenja #Moska #të #sulmojë #vendet #aleancës
Java News