Aktualitet

Del jashtë kontrollit zjarri në ishullin Rodos në Greqi, evakuohen turistët

Zjarri në ishullin Rodos në Greqi mbetet i pakontrolluar për të gjashtë ditë! Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive. Problemi më i madh gjendet në Kiotari  dhe në jugperëndim drejt Gennadit.

Forcat zjarrfikëse po bëjnë një përpjekje të madhe për të parandaluar përhapjen e tij më në veri drejt pyllit të dendur. Në lindje të liqenit artificial Gadoura po zhvillohet një betejë në mënyrë që flakët të mos përhapen në Kalathos.

Ndërkohë në plazhet e ishullit, turistët dhe mijëra banorë u larguan që t’i shpëtojnë zjarrit. Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.

 

#Del #jashtë #kontrollit #zjarri #në #ishullin #Rodos #në #Greqi #evakuohen #turistët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button