Tech

Gramsh/ Sherri masiv për një vend parkimi

Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin fizik të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Gramshit, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr masiv me sende të forta, pas debatit të ashpër për një vend parkimi.

Sipas policisë, është arrestuar një 30-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij 26 vjeç. Ndërkohë, një tjetër person, pasi është shoqëruar në komisariat, është lënë i lirë, pasi kundërshtoi punonjësin e policisë. Po ashtu, në gjendje të lirë po ndiqet edhe një 34-vjeçar.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi R. H., 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë sportive.

Këta dy shtetas janë konfliktuar mbrëmjen e datës 20.07.2023, me 3 shtetas të tjerë, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjithashtu për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., 20 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe ndaj shtetasit V. K., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sqarojmë se të gjitha veprimet procedurale (shoqërimi, arrestimi) i këtyre shtetasve është bërë konform ligjit dhe procedurës standarde të punës së Policisë së Shtetit. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. H., si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

#Gramsh #Sherri #masiv #për #një #vend #parkimi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button