Sport

Luftë me “mullinjtë e erës”, Sassuolo bllokon shitjen e Rogerio: “Nuk negociojmë me rusët”

Rogerio

Pas mungesës së transferimit të brazilianit Rogerio nga Sassuolo te Spartak Moskë janë çështjet politike. Sipas menaxherit të mbrojtësit brazilian, Vinicius Prattes, arsyeja është në faktin se grupi Mapei, pronar i klubit emilian, nuk ka ndërmend të negociojë me Rusinë. E gjithë kjo pavarësisht se moskovitët ishin të gatshëm të paguanin 8 milionë euro për të siguruar 25-vjeçarin Rogerio.

Prattes tha se negociatat filluan dy javë më parë, por më pas ngecën. “Pasi u gjet marrëveshja, Mapei na njoftoi pas pesëmbëdhjetë ditësh se nuk do të pranonte të merrej më me rusët – tha menaxheri -. Ata duhet të na kishin paralajmëruar menjëherë. Ishte mungesë respekti”.

Lexo më tej: “Nuk ka më shanse t’i jap dorën një rusi”, Zinchenko pozicionohet ashpër kundër lojtarëve rusë


Nga ana e tij, Sassuolo ndërhyri për këtë çështje përmes Giovanni Carnevali. “Nuk ka zhvillime”, tha drejtori menaxhues i jeshilzinjve. Kështu, hipoteza e Spartak Moskë duket se është zbehur për Rogerio. Brazilini tani duhet të kërkojë një skuadër tjetër. “Lojtari nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon në 2024 dhe Sassuolo e ka ditur këtë, që nga fundi i sezonit të kaluar – paralajmëroi Prattes -. Nga tani e tutje, klubet e interesuara do të duhet të kontaktojnë vetëm me mua dhe lojtarin”. Mbrojtësi 25-vjeçar luan për Sassuolo që nga vera e vitit 2017. Deri më tani ai ka 144 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. Edhe në vitin 2022 ai ishte një hap larg shitjes te Newcastle për 15 milionë, por më pas gjithçka u zbeh.

#Luftë #mullinjtë #erës #Sassuolo #bllokon #shitjen #Rogerio #Nuk #negociojmë #rusët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button