Sport

EMRAT/ Tre deputetët socialistë që abstenuan për legalizimin e kanabisit mjekësor

Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Votimi u bë në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar.

Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe. Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në Komisionin e Ligjeve kur kaloi projektligji me 13 vota pro.

/f.stafa

#EMRAT #Tre #deputetët #socialistë #që #abstenuan #për #legalizimin #kanabisit #mjekësor

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button